AKTUALITET, 8 Qershor 2022, 09:53

Zhvendosën bazën e prodhimit të drogës nga Shqipëria në Itali, çmontohet banda, gjashtë shqiptarë të arrestuar

Zhvendosën bazën e prodhimit të drogës nga Shqipëria

Policia italiane ka çmontuar një bandë që merrej me trafik droge dhe ka vënë në pranga 11 persona.

Mësohet se bëhet fjalë për 5 italianë dhe 6 shqiptarë.

Droga transportohej në Puglia dhe më pas shpërndahej edhe në rajone të tjera.

Baza e prodhimit dhe shpërndarjes së drogës ishte zhvendosur nga Shqipëria në provincat e Barit dhe Foggia.

Nga këtu, organizata kriminale shpërndante sasi të mëdha droge në rajone të tjera, si Bazilikata dhe Siçilia.

Sistemi i zhvilluar nga një bandë e përbërë nga pesë italianë dhe gjashtë shqiptarë ishte një sistem i sprovuar: dhjetë u arrestuan nga Dia me akuzën e prodhimit dhe shitjes së drogës, mbajtjen dhe marrjen e armëve të vjedhura; një person është ende në kërkim.

11 personat janë nën hetim për arsye të ndryshme për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe mbajtje armësh.