AKTUALITET, 8 Tetor 2025, 16:54

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Partia Demokratike zyrtarizon emrin e kandidatit për bashkinë Mat

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Partia Demokratike zyrtarizon emrin e kandidatit

PD ka zyrtarizuar kandidatin e saj për bashkinë e Matit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.

Demokratët kanë përzgjedhur Eduart Brahilikën, me profesion avokat për të garuar nën siglën e tyre.

Ai do të garojë në garën për kryebashkiak përballë Altin Bojnit të përzgjedhur nga Partia Socialiste.