TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një natë e tensionuar në lagjen San Marco të Peruxhias, ku një 25-vjeçar shqiptar me precedentë penalë, u arrestua në flagrancë jo pa vështirësi nga Karabinierët, me akuzën e posedimit me qëllim shitjen e narkotikëve dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik.
Incidenti ndodhi gjatë një patrullimi natën për të kontrolluar zonën. Oficerët vunë re një automjet të dyshimtë në lëvizje dhe i urdhëruan shoferit të ndalonte.
Por në vend që të ndalonte, i riu shtoi shpejtësinë dhe u arratis, duke rrezikuar edhe efektivët.
Madje u fut edhe në korsinë dhe rrugë me sens të kundërt, duke shkaktuar rreziqe edhe për qytetarët. Pas një ndjekjeje për disa minuta ai u kap.
Por para prangosjes, 25-vjeçari u përpoq të çlirohej nga ngarkesa e paligjshme dhe hodhi disa kontejnerë. Karabinierët sekuestruan 27 doza kokaine me një total prej afërsisht 17 gramë, informon media italiane.
Kontrolli i mëtejshëm fizik zbuloi dy doza me 1.2 gramë kokainë dhe 1040 euro cash. Pas një urdhri të lëshuar nga zyra e prokurorit të Peruxhias, ai u dërgua në burgun e Capanne, ku do të presë gjyqin.