AKTUALITET, 26 Qershor 2023, 12:52

Zgjedhjet e 14 Majit, Berisha publikon videon: Kërcënim dhe votim në grup

Zgjedhjet e 14 Majit, Berisha publikon videon: Kërcënim dhe votim

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se Partia Demokratike do të vazhdojë betejën për mbrojtjen e votës.

Ai u shpreh në një deklaratë nga selia e PD, se farsa e 14 Majit ishte farsa elektorale më e shëmtuar që nga koha e diktaturës.

“Vazhdon beteja jonë për mbrojtjen e votës. Edi Rama është një armik i egër i votës së lirë në Shqipëri dhe kudo. Farsa e 14 Majit ishte farsa elektorale më e shëmtuar që nga koha e diktaturës. Kam sjellë disa video që ju të informoni publikun se çfarë ndodhi ditë farse e shëmtuar”, tha Berisha.

Ai publikoi disa video me shkelje gjatë procesit zgjedhor si votim në grup apo kërcënime brenda qendrave të votimit në disa qytete në vend.