AKTUALITET, 26 Qershor 2023, 12:38

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dyshohet për një të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dyshohet për

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në Vlorë. 

Të shtënat kanë ndodhur në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri Tonin Ramaj, 33 vjeç, mësohet se ka marrë plumb në këmbë në verandën e një lokali. Ngjarja ka ndodhur në “ish-kombinatin e peshkut”, në lagjen “Pavarësia”.

Në rrugët hyrëse dhe dalëse janë vendosur patrulla të policisë.

Vijon...