TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ktheu përgjigje Partisë Demokratike për kërkesën e saj në lidhje me votat e diasporës, më konkretisht zarfet e ardhura nga Greqia.
Fillimisht ai i kujton vendimin e tij më 11 Maj, që pas pretendimeve të PD-së, i urdhëroi anëtarët e grupeve të numërimit të ndanin më vete në një kuti të re votat e emigrantëve në Greqi.
Celibashi thotë se më 16 Maj nuk janë konstatuar vota të ardhura të parregullta.
“Për këtë arsye, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit dhe të vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të votuesve nga jashtë të ardhur në KQZ, si dhe tabelimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit për çdo qark”, njoftoi KQZ, sipas të cilit, në numërim u përfshinë edhe zarfet që nuk ishin shqyrtuar dhe administruar sipas vendimit të Celibashit.
Komisioneri rendit edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar kërkesën e PD-së, e cila donte shfuqizimin e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për të mos i veçuar votat e Greqisë.
“Vlerësimi dhe numërimi i dokumentacionit zgjedhor të ardhur nga shteti grek rinisi më datë 17.05.2025”, thuhet të përgjigjen e Celibashit.
Në fund, ai i bën me dije Partisë Demokratike se gjatë gjithë fazave të administrimit të procesit të votimit, që nga ajo e vulosjes së tyre e deri në numërim ka patur të pranishëm vëzhgues në sallë nga ana e tyre.
Ndërkohë selia blu akuzon se procesi i votës së diasporës është manipuluar jo vetëm në Greqi, por edhe në shtete të tjera.
Ilirjan Celibashi: Është me rëndësi ta theksoj, të gjitha partitë politike e dinë këtë, që procesi i përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor në Parkun Olimpik, dorëzimi i dokumentacionit tek operatori i shërbimit postar, është një proces që garanton 100% integritetin e procesit të votimit nga jashtë.
Kjo vlen edhe për rastin e kthimit të dokumentacionit zgjedhor nga DHL tek KQZ. Gjithë ky segment është zhvilluar nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të partive politike, të organizatave të shoqërisë civile. Ka qenë 24.7 i monitoruar nga kamerat.
Çdo gjë ka shkuar siç duhet të shkonte, nuk ka fletë votimi të shtuara, as vota të trafikuara. Ngelet të vlerësojmë pretendimet që lidhen me sa është respektuar integriteti i votës së shqiptarëve në procesin e marrjes së fletëve të votimit dhe të kthimit të tyre nëpërmjet shërbimit postar.