AKTUALITET, 22 Maj 2025, 12:36

VIDEO / “Nesër kam ditëlindjen dhe përvjetorin e ngjarjes me shëndetin”, çfarë deklaroi dy vite më parë Artan Lame kur u dorëhoq nga Kadastra: Një dhuratë...!

VIDEO / “Nesër kam ditëlindjen dhe përvjetorin e ngjarjes

Artan Lame u nda jeta sot në Mynih të Gjermanisë në moshën 58-vjeçare, pas një ndërhyrjeje në zemër. Dy vite më parë, në mars të vitit 2023, pasi u largua nga posti i drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lame e cilësoi largimin nga ky post si një dhuratë për ditëlindjen.

“Nesër kam ditëlindjen, kam edhe përvjetorin e asaj ngjarjes me shëndetin që kam pasur disa vitesh. Këtë tërheqje e konsideroj si dhuratë për ditëlindje, pasi kam nevojë të fokusohem te shëndeti dhe te vetja për pak kohë,” u shpreh ai në mars të vitit 2023, në ceremoninë e prezantimit të pasardhëses së tij në këtë post, në krah edhe të kryeministrit Rama.

Artan Lame ka mbajtur funksione të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Ai njihet si publicist, studiues dhe një nga figurat më të njohura të shoqërisë civile në mbrojtje të trashëgimisë kulturore shqiptare.