TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbulohet qëndrimi i grupit të Enkelejd Alibeajt për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas News24, që citon burime nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme për në Gjykatën Kushtetuese.
Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, pas sqarimeve të dhëna për problemet në procedurën kushtetuese të përzgjedhjes, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka marrë vendim për të mos marrë pjesë në votimin për anëtarin e ri.
Sipas Kushtetutës, nëse opozita nuk merr pjesë në votim, kandidatura e renditur e para, në këtë rast Marjana Semini përzgjidhet automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Një ditë më parë, Komisioni Parlamentar kaloi për votim vetëm me votat e socialistëve, 3 kandidatët që do të votohen në seancë plenare për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kishte dërguar në Kuvend një listë me 4 kandidatë të renditur sipas një pikëzimi të vlerësimit të tyre, nga të cilët sipas përcaktimeve ligjore Kuvendi voton një prej tre emrave të parë të listës.
Lista kryesohej nga Marjana Semini me 93.66 pikë, ndjekur nga Ardian Dvorani me 92.44 pikë, Gent Ibrahimi me 88.38 dhe Arta Vorpsi me 88.22 pikë.