AKTUALITET, 7 Janar 2022, 13:23

Një ditë para protestës së 8 janarit/ Sali Berisha mbërrin në selinë blu

Një ditë para protestës së 8 janarit/ Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur sot rreth orës 13:20 në selinë e PD-së.

Berisha është i shoqëruar nga Komisioni për Rithemelimin e PD-së.

Më herët ishin të rinjtë e FRPD-së dhe anëtarë të Komisionit për Rithemelimin e PD-së që shkuan në selinë blu dhe tentuan të hapin derën, por ajo ka qenë e mbyllur.

Kujtojmë ditët e fundit në godinën e PD-së kanë qenë deputeti Flamur Noka, Aldo Bumçi, anëtarë të tjerë të Grupit për Rithemelimin e PD-së dhe të rinj të FRPD-së.

Ata kanë akuzuar kryetarin e shkarkuar Lulzim Basha se e ka kthyer PD-në në një bunker, që sipas tyre do të çlirohet më 8 janar.