AKTUALITET, 18 Qershor 2025, 11:59

Zbulohet shkaku/ Ngjarja e rëndë në Korçë, një 59-vjeçar gjendet i pajetë në banesë

Zbulohet shkaku/ Ngjarja e rëndë në Korçë, një

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në qytetin e Korçës, ku një 59-vjeçar është gjetur nga familjarët pa shenja jete në banesën.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasin B. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Më datë 17.06.2025, është gjetur në banesë, nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale, njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,për veprime të mëtejshme.