TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Procesi i ankimimeve të zgjedhjeve të 11 majit nga Partia Demokratike, e cila pretendon manipulim dhe ‘tren bullgar’, duke kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritje zgjedhjesh, ka kaluar në fazën përfundimtare të tij, në shkallën e tretë.
Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ dhe më pas KAS, ku ky i fundit ka kaluar në rinumërim total vetëm Tiranën dhe Fierin për qarqet, pa votën e diasporës, dhe të pjesshëm Durrësin bashkë me diasporën në këtë qark, tani ankimimet e PD-ADSHM gjenden në Kolegjin Zgjdhor.
Ditën e sotme (18 qershor), ka nisur edhe shqyrtimi i ankimimit të PD-ASHM për qarkun Lezhë, i pari në rend dite. “Rikthehet” në këtë fazë përfaqësuesi ligjor i PS, Eridjan Salianji, kurse përfaqësues i PD do të jetë Marash Logu.
Po sot në rend dite pas Lezhës pritet të shqyrtohen Gjirokastra në orën 12:00, Kukësi në orën 13:00 dhe Korça në orën 13:30.
Për të 4 qarqet në fjalë KAS certifikoi rezultatin e 11 majit të pandryshueshëm, ku në dy prej tyre fitoi PD-ja dhe në dy të tjerat PS-ja. Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit Administrativ është shkalla e fundit që 'vulos' edhe certifikimin e rezultatit me formë të prerë.