AKTUALITET, 6 Nëntor 2024, 14:03

Zbardhet vendimi i Administratives/ Ulen dënimet për Nokën, Bardhin e Nallbatin, ja sa bëhen për ata që u përjashtuan me 40 ditë

Zbardhet vendimi i Administratives/ Ulen dënimet për Nokën,

Është zbardhur vendimi i Gjykatës Administrative, e cila vendosi të rrëzojë vendimin e marrë nga Kuvendi.

Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati janë përjashtuar me 60 ditë, ndërkohë gjykata ka lënë në fuqi dhjetë.

Në afat kohor përkon nga 3 tetori, deri në 13 tetor. Ndërsa për të tjerët, me përjashtim nga 40-10 ditë, është lënë në fuqi përjashtimi me pesë ditë.

Në vendimin e Gjykatës Administrative janë ezauruar dhe ulur përjashtimi nga Kuvendi.