AKTUALITET, 6 Nëntor 2024, 11:34

Prangoset 41 vjeçari/ Krimi i pasionit në Korçë, zbulohet identiteti i autorit dhe të plagosurës

Prangoset 41 vjeçari/ Krimi i pasionit në Korçë,

Plagosja me thikë që u regjistruar në vendin e njohur si “Trekëndëshi” në qytetin e Korçës është një krim pasioni.

Policia sqaron se Manderina Çela është goditur me thikë nga ish-partneri i saj 41-vjeçar.

Ilir Çami ka qenë edhe më parë i arrestuar për përndjekje të Çelës, ndërsa historia mes tyre ka përfunduar me plagosjen e kësaj të marte.

“Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë  shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe  më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje),  është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sqaron policia.

Grupi hetimor i ngritur për rastin po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e sotme në Korçë, ku 41-vjeçari Ilia Çani plagosi me thikë ish partneren e tij.

Nderkohe policia bën me dije se e dëmtuara Manderina Çela ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bën me dije se 41-vjeçari është ndaluar tashmë nga policia.

Ai, sipas policisë është arrestuar edhe më parë për përndjekjen e kësaj shtetaseje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë  shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe  më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje),  është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.