AKTUALITET, 17 Shtator 2024, 18:16

Zbardhet atentati ndaj një 39-vjeçari në Greqi, kush është shqiptari i dyshuar si autor

Zbardhet atentati ndaj një 39-vjeçari në Greqi, kush

Policia greke ka zbardhur atentatin ndaj një 39-vjeçari, që fatmirësisht përfundoi pa viktima dhe ka identifikuar autorin, pikërisht një shqiptar me precedentë të rëndë penalë. Prokuroria greke ka ngritur akuzë ndaj shtetasit Geni Cato nga Përmeti, aktualisht i paraburgosur në Greqi. 37-vjeçari shqiptar akuzohet se ka tentuar të vrasë një 39-vjeçar, teksa ishte në makinë me nënën e tij. Ai do përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndërsa është i pandehur me të kaluar të rëndë kriminale.

Tentativa për vrasje ka ndodhur dhjetorin e kaluar, konkretisht më 8 dhjetor, pak para orës 6 të mëngjesit. Dy persona me tiparet e fytyrës të mbuluara dhe teksa udhëtonin me një motoçikletë pa targa, i janë afruar kamionit në të cilin lëvizte 39-vjeçari dhe nëna e tij. Papritur pasagjeri hapi zjarr drejt shoferit dhe për fat plumbat nuk e kapën atë. Nga kamerat e sigurisë rezultoi se autorët u larguan në drejtim të një rruge të caktuar ndërsa pasagjeri zbriti dhe më pas u hodh nga një gardh dhe u zhduk. Drejtuesi i mjetit duke ecur me shpejtësi të madhe u larguar drejt “Iera Odo”.

39-vjeçari shqiptar në gjendje shoku nuk ka mundur të tregojë asnjë autor të mundshëm për sulmin ndaj tij dhe se nuk kishte dallime me askënd. Siç ka thënë ai në polici, ka tentuar të ndiqte autorë,t por nuk ka arritur pasi kanë ndjekur rrugë të ndara. Vëllai i viktimës, i cili gjithashtu zotëron kamionin, ka dëshmuar pranë autoriteteve duke ka deklaruar se ndoshta ka qenë objektivi për shkak të një mosmarrëveshjeje ligjore që ka pasur për një biznes të tijin. Në fakt, ai kishte qenë shënjestër në të kaluarën pasi ishte sulmuar nga persona të panjohur një muaj më parë, pikërisht më 9.11.2023. Sulmi është denoncuar në polici dhe ka nisur hetimi paraprak

Autoritetet identifikuan të dyshuarin nga kamerat e sigurisë. Ai është Geni Cato, 37 vjeç nga Përmeti, person me precedentë të rëndë penalë. Avokati i tij, Aleksandros Papaioannidis, tha për mediat greke se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me këtë rast konkret. “Nuk ka asnjë ADN që e identifikon dhe as ndonjë element tjetër që e “vendos” në skenën e të shtënave. Ai nuk e njeh 39-vjeçarin dhe nuk ka asnjë kontakt me mjedisin e tij. Gjatë hetimit do të ekspozojmë te gjitha faktet”, tha ai.

Cato u arrestua në prill të këtij viti bashkë me disa shqiptarë të tjerë, i akuzuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në një karburant në Pire. Cato njihej nga policia greke si pjesëtar i grupit të “kryekumbarëve” grekë të vrarë, Vasilis Grivas dhe Giorgos Litsa. Në korrik të këtij viti, Catos iu komunikua një tjetër akuzë në burgun e Nafplios ku ndodhet. Ai u akuzua si pjesë e një grupi kriminal që vendoste gjoba në biznese, kryente shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, falsifikime, vjedhje e trafik droge.