TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ky është automjeti tip “Audi” me të cilin po udhëtonte 54-vjeçari Agron Puka, teksa u qëllua me plumba mëngjesin e sotëm.
Makina shihet e parkuar anash rrugës, ndërsa xhamat e mjetit janë shpuar nga plumbat.
Raportohet se 54-vjeçari po lëvizte me automjet në gjimnazin pranë fshatit Rrilë kur është qëlluar nga një person i paidentifikuar rreth orës 08:00.
Shtetasi me iniciale A.P., është raportohet se është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.
Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.