AKTUALITET, 29 Qershor 2023, 08:46

Aksident në autostradën Lezhë-Laç, plagosen dy persona

Aksident në autostradën Lezhë-Laç, plagosen dy persona

Përplasen dy mjete te Kryqezimi i Shënkollit, në autostradën Lezhë-Laç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 24:30. Nga përplasja e automjeteve mësohet se janë dëmtuar shoferi dhe pasagjeri i njërit nga mjetet.

Drejtuesi i mjetit është dërguar në Spitalin e Lezhes ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasagjeri është transportuar ne Spitalin Traumës në Tiranë në gjendje më të rëndë.