AKTUALITET, 16 Dhjetor 2023, 18:21

Vrasja e Arben Lleshit në qeli, avokati zbulon problematikat në burgjet shqiptare

Vrasja e Arben Lleshit në qeli, avokati zbulon problematikat në

Avokati Kujtim Cakrani është shprehur se siguria në burgjet shqiptare ka rënë në mënyrë drastike dhe ky sipas tij është një problem i mbartur.

Komentet Cakrani i bëri në Euronews ku tha se burgu i Peqinit ku edhe ndodhi vrasja e të dënuarit Arbën Lleshi, nuk mund të quhet më burg i sigurisë së lartë. Ai tha se Policia e Burgjeve duhet të kthehet në një Polici të pavarur dhe të kualifikuar. Sipas Cakranit, Policia e Burgjeve ka nevojë për një reformim të thellë dhe për rritje të pagave të efektivëve.

“Burgu i Peqinit nuk është një burg i sigurisë së lartë. Ka rënë siguria e lartë në atë burg. Duhet të merremi gjerë me temën e të burgosurve shqiptarë, me mbipopullimin e burgjeve, etj. Ka një problematik të mbartur. Unë duhet të them që duhet marrë seriozisht me Policinë e Burgjeve. Duhet të kthehet në Polici të pavarur dhe të kualifikuar, ku të funksionojë si polici reale dhe jo për qoka politike.

Nëse nuk arrihet reformimi i thellë dhe rritja e pagave të këtyre policëve, do të ketë gjithmonë probleme në burgje. S’ja ka askush borxh që shteti të mos e mbrojë dot personin atje brenda dhe të vritet në mënyrë barbare”, tha Cakrani.