TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë kontrolleve të një nate më parë në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë, janë gjetur sende të paligjshme.
Burime pranë Burgut në Burrel, i cili është një nga ata të sigurisë së lartë thanë se gjatë këtyre kontrolleve është gjetur një celular i futur në një frigorifer që do të futej brenda tek të burgosurit.
Mësohet se frigoriferi ku ishte fshehur telefoni vinte nga burgu i Peqinit ku do të transferoheshin disa të burgosur. Fillimisht ka ardhur ngarkesa me materialet, më pas do të vinin të burgosurit.
Ndërkohë, ende nuk dihet se kujt i përkiste frigoriferi në të cilin është gjetur një aparat celular i vendosur në një vend të fshehtë të tij, sipas BW.
Megjithatë, kanë nisur hetimet për të dokumentuar ngjarjen dhe ndëshkimin e personave që kanë tentuar të fusin sende të paligjshme në qelitë e të burgosurve.