TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një biznes në fshatin Arrameras të Fushës Krujës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta të mbrëmjes së sotme.
Mësohet se lënda plasëse është vendosur në një mobilieri në këtë zonë. Mësohet se nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje, por si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të konsiderueshme materiale. Policia ka nisur hetimet.
Njoftimi
Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobileri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve.
Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve.