AKTUALITET, 10 Janar 2023, 23:03

Rama publikon foton nga takimi me partitë shqiptare të Maqedonisë së Veriut: Qoftë një vit i mbarë!

Rama publikon foton nga takimi me partitë shqiptare të Maqedonisë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me liderët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Nga mbledhja, kreu i qeverisë ka publikuar një foto ku shihen liderët e partive shqiptare të RMV ku mes tyre ndodhet edhe ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme  Olta Xhaçka.

Ende nuk dihet arsyeja e mbledhjes së kreut të qeverisë shqiptare me liderat ndërsa  mendohet se ka lidhje me ndryshimet kushtetuese që ka kërkuar Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Por çështja ka shkaktuar përplasje në Shkup, pasi opozita maqedonase ka deklaruar se nuk do ta votojë ndryshime të tilla dhe kërkon zgjedhje të parakohshme në maj të këtij viti.