AKTUALITET, 10 Nëntor 2024, 12:16

Vijojnë shtëllungat e tymit në Elbasan, Berisha nxjerr videon e Ramës për incineratorin: Punoi vetëm dy javë

Vijojnë shtëllungat e tymit në Elbasan, Berisha nxjerr videon e

Vijojnë shtëllungat e tymit në Elbasan, si pasojë e zjarrit që një ditë më parë përfshiu fushën e mbetjeve në landfill.

Në njoftimin zyrtar të një dite më parë, Policia theksoi se dyshohet se shkak i vatrës së zjarrit në landfill ka qenë “një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve”, por pa e specifikuar teknikisht këtë reaksion.

“Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar  shkakun e saktë të rënies së  zjarrit”, tha policia.

Ndërkohë Sali Berisha, përmes një video të publikuar këtë të dielë, ka demaskuar kreun e qeverisë Rama, se incinerator i Elbasanit nuk është aferë korruptive.

Berisha solli në vëmendje dëshminë e Ramës në Komisioni e Posaçëm Hetimor Parlamentar për çështjen e incineratorëve, teksa në komision kryeministri pati deklaruar se aty nuk ka korrupsion.

Bashkangjitur videos me mohimin e së vërtesës mbi incineratorin e Elbasanit nga Rama, krydemokrati Sali Berisha shkruan se djegësi u vendos në punë vetëm dy javë.