TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen veprat penale që rëndojnë ndaj babait në Fier, që akuzohet se abuzoi seksualisht me të bijën e tij të mitur. Zamir Metën ndodhet tashmë pas hekurave.
NJOFTIMI
Nga hetimet e deritanishme rezulton se personi nën hetim është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur P.M, e vitlindjes 2013.
Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B.
Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Meta ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur.
Pas regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, në datë 01.07.2025 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj tij masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr.62-205-3964, ka pranuar kërkesat e Prokurorisë, duke caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.