AKTUALITET, 4 Korrik 2025, 14:08

Zbulohen 195 bimë narkotike në Tepelenë, nën hetim kryetari i fshatit

Zbulohen 195 bimë narkotike në Tepelenë, nën hetim kryetari

Policia e Tepelenës ka zbulur 195 bimë narkotike të dyshuara kanabis në fshatrata Mamaj dhe Progonat.

Për pasojë është proceduar penalisht kryetari i fshatit Mamaj.

"Gjenden në territoret e fshatrave Mamaj dhe Progonat, si dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, 195 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Procedohet penalisht, për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Mamaj. Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të

Policisë Gjirokastër dhe ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë gjetën 195 bimë të tjera të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, konkretisht:

-në njësinë administrative Qëndër, në fshatin Mamaj, u gjetën 149 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, për kryetarin e këtij fshati, shtetasin M. Z.;

-në njësinë administrative Kurvelesh, në fshatin Progonat, u gjetën 46 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.", sqaron policia.