AKTUALITET, 11 Gusht 2025, 09:15

VIDEO/ Zjarri në Gramsh, dërgohen helikopterët e Forcave Ajrore çeke dhe sllovake. Avioni kroat ‘Canadair’, niset drejt Rrogozhinës

VIDEO/ Zjarri në Gramsh, dërgohen helikopterët e Forcave Ajrore

Helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe asaj sllovake që operojnë nga Baza e Kuçovës nisen drejt Gramshit. Zjarri ka rënë në një zonë pyjore pranë fshatit Sojnik. Dje është punuar me zjarrfikëse ndërkohë që sot janë dërguar edhe helikopterët.

Vatra e zjarrit në Synej të Rrogozhinës vazhdon të jetë aktiv edhe mëngjesin e sotëm.

Për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve ka ndërhyrë edhe avioni ‘Canadair’ nga Kroacia.