AKTUALITET, 7 Tetor 2025, 11:50

Ngjarja e rëndë në Fier, plagosi me mjet prerës babain, Policia arreston në flagrancë djalin

Ngjarja e rëndë në Fier, plagosi me mjet prerës babain,

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi R. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka dëmtuar lehtë me mjet prerës, në dorë babanë e tij.

“Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-R. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, në dorë, babanë e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.