TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i ri është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka vjedhur një automjet. Ngjarja ka ndodhur në Yrshek në Tiranë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas informacionit të marrë se në Yrshek ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është arrestuar shtetasi:
-D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., që dyshohet se e ka vjedhur, në oborrin e banesës së këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.