AKTUALITET, 1 Prill 2023, 08:46

VIDEO/ Sërish probleme me "Wizz Air"! Shtyn fluturimin për në Milano me 9 orë

VIDEO/ Sërish probleme me "Wizz Air"! Shtyn fluturimin për

Qytetarët shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Milanos. Kjo pasi kompania “Wizz Air” ka vendosur shtyrjen e fluturimit Tiranë-Milano me 9 orë. Sipas qytetarit denoncues, nisja ishte caktuar të mbahej në orën 6:00, por është shtyrë për në orën 15:35 të pasdites. Pra qytetarët do të duhet që të rrinë më shumë se 9 orë në aeroport.

Denoncimi i qytetarit për JOQ: Fluturimi Tirane Milano vonobet me 9 ore dhe asnje shpjegim nuk na u dha. Wizz air ishte nisja ne 6:00 am Dhe na e kan shty 15:35.

Ndërsa nga videoja e xhiruar në aeroport duket numri i qytetarëve që presin në aeroport dhe kërkojnë shpjegim.

"Të lutem o zotëria, çfarë e keni këtë të folur? Po nuk është faji jonë...,"-dëgjohet në video nga një prej anëtarëve të stafit.

Kjo nuk është hera e pare që ndodh një vonesë e tillë, por ajo që vihet re është se udhëtarët janë njoftuar nga kompania në minutat e fundit.

VIDEO/ Sërish probleme me "Wizz Air"! Shtyn fluturimin për