AKTUALITET, 31 Mars 2023, 20:05

Dashnor Sula i bashkohet Sali Berishës në fushatë për zgjedhjet 14 Majit, shfaqet në krah të kandidatit të primareve për Peqinin

Dashnor Sula i bashkohet Sali Berishës në fushatë për

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula i është bashkuar grupimit të ish kryeministrit Sali Berisha në fushatë për zgjedhjet e 14 Majit.

 Ditën e sotme ai është shfaqur në një takim elektoral me demokratët e Peqinit në krah të kandidatit të primareve për këtë bashki Mustafa Pashja.

Sula ka mbështetur vazhdimisht daljen me një kandidat të demokratëve në zgjedhjet e 14 Majit për të forcuar mbështetjen ndaj kandidatëve.