TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi ka bërë të ditur situatën në lidhje me aksin malor Vau Dejes-Pukë-Kukës dhe Ura e Çerenecit-Bulqizë ku trashesia e borës ka arritur deri në 40 centimetra.
Në njoftim gjithashtu bëhët me dije se për të pastruar rrugën po punohet me katër borëpastruese. Vështiresi në qakullim ka edhe segmenti Fierzë-Qafë Shllak.
Njoftimi i plotë:
Në aksin malor Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë ka reshje të shumta dëbore, ku në Qafë Mali arrijnë deri në trashësi 40-50cm. Në terren po punohet me 4 borëpastruese, qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me kujdes, sidomos në segmentin Fierzë-Qafë Shllak pasi ka erë të fortë që e përhap borën nga bankina në rrugë, duke sjellë edhe prezencë të orteqeve, çka vështirëson punën e borëpastrueseve.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve si dhe shmangia e këtyre akseve nga drejtuesit e mjeteve deri në qetësimin e situatë.