AKTUALITET, 20 Janar 2024, 10:55

Shpërthen transformatori në Gjirokastër, gjysma e qytetit pa energji elektrike

Shpërthen transformatori në Gjirokastër, gjysma e qytetit pa

Transformatori i qytetit të Gjirokastrës ka shpërthyer në flakë ditën e sotme. Mësohet se nga shpërthimi i transformatorit ka ngelur gjysma e qytetit pa energji elektrike. 

Ende nuk dihet shkaku që ka ndodhur shpërthimi. Ndërkohë që OSHEE nuk ka nxjerr një njoftim për ngjarjen. Në vendngjarje ka shkuar grupi i zjarrfikëses dhe po punon për shuarjen e flakëve.