TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Dervish Hasin, mjekun kardio-kirurg, i cili dyshohet se abuzonte seksualisht me një vajzë të mitur, të cilën e prezantonte edhe si gruan e katërt.
Dy dite me pare, policia arrestoi 42-vjeçarin, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar seksualisht për dy vite me radhë partneren e tij të mitur. Hasi, ka deklaruar se është besimtar, madje kishte edhe tre partnere të tjera.
Tashmë mjeku do të hetohet në lidhje me rastin e rëndë të abuzimit me të miturën për me shumë se dy vjet. Në dijeni të abuzimit janë një sërë personash, përfshirë edhe gratë e tij në shtëpi, por ende nuk dihet se cilat do të jenë masat që do të merren ndaj tyre dhe ndaj prindërve të vajzës.
Këta të fundit i kanë thënë policisë se kanë qenë në dijeni dhe se madje ata e dinin se ai e kishte marrë për ta pasur si gruan e katërt në shtëpi. Por, policia dhe prokuroria, mësohet se janë vënë në lëvizje sapo është marrë informacioni duke i vënë në përgjim të miturën dhe mjekun e spitalit shtetëror të Sanatoriumit, derisa kanë ndërhyrë dhe e kanë vënë në pranga.
Materialet tashmë janë në duart e grupit hetimor, ndërsa hetimet do të vijojnë me mjekun nën arrest, i cili pritet që ditën e nesërme të dalë para gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurimit personal.