AKTUALITET, 24 Mars 2025, 13:05

VIDEO/ "Je pak pusht ti", Basha vijon replikat me Ramën: Tre herë i le socialistët me gisht në gojë, tani do të merresh me demokratët

VIDEO/ "Je pak pusht ti", Basha vijon replikat me Ramën: Tre

Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, pas një vizitë të këtij të fundit në Sarandë ku bëri batuta me një qytetar që i tha se kishte ndërruar parti vetëm për PS.

Basha i është përgjigur Ramës duke udhëtuar në makinë, ndërsa në sfond është sërish kënga e Unikatilit. 

“O Rame e mban mend atë filmin je pak pusht ti Fotaq! Si u the atyre që takove sot në Vlorë.

Ec se herën e parë duket pak e vështirë, menjëherë s’bëhesh, po me dy herë, po me tre herë me Rame siç ia bëre socialistëve, tre herë dhe i le më gisht në gojë.

Tani do merresh me demokratët. Ku i ke shokët Rame, 7x7 = 313”, shprehet Basha.