AKTUALITET, 24 Mars 2025, 11:28

Dy të rinj i dhunuan barbarisht të birin, nëna e 43-vjeçarit: I kanë çarë kafkën me gurë! Është në gjendje të rëndë! Njërin nga autorët e kemi fqinj

Dy të rinj i dhunuan barbarisht të birin, nëna e

Një 43-vjeçar është dhunuar rëndë ditën e enjte (20 mars) në Lushnje, nga dy të rinj të moshës 20 dhe 23 vjeç, E.K dhe I.N.

Mësohet se F.C, i cili nuk flet dhe nuk dëgjon, prej plagëve të marra në kokë, është transportua te Trauma.

Nëna e tij, F.H në një reagim për News24 ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet kritike, pasi i është çarë kafka me gurë.

“Djalit i kanë çarë kafkën me gurë. Të premten djali iu nënshtrua një operacioni, por gjendja shëndetësore e djalit vijon të jetë kritike. Ngjarja ndodhi të enjten, kur djali sapo doli nga xhamia” ka thënë ajo.

Sipas nënës së 43-vjeçarit, njëri prej autorëve është fqinj i tyre, por më herët djali nuk i ka shprehur shqetësime,

“Dy djemtë e goditën me gurë, njërin prej tyre e kemi fqinj, ndërsa tjetrin nuk e njohim. Me fqinjët nuk kemi probleme. Djali nuk më ka shprehur më parë shqetësime, nuk e di shkakun përse dy të rinjtë e sulmuan”, ka deklaruara ajo.

 “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasit I. N., 20 vjeç dhe E. K., 23 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me gurë, një 43-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve”, thuhej në njoftimin e bluve ditën e ngjarjes.