TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka publikuar mesazhin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila thotë se “kriminelët nuk janë të mirëpritur në SHBA”.
Sekretarja thekson se “nëse përpiqeni të hyni në mënyrë të paligjshme, do të kapeni, do të hiqeni dhe nuk do të ktheheni më kurrë”.
Po ashtu ambasada thekson se pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë e Amerikës
“Një nga gënjeshtrat që thonë kriminelët e organizuar dhe trafikantët e qenieve njerëzore është se emigrimi i paligjshëm në Shtetet e Bashkuara ia vlen të ndërmerret – nuk është kështu. Pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë e Amerikës.
Aplikimi dhe përdorimi i saktë i një vize pune, studentore ose emigrimi mund ta bëjë këtë”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.