TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një telefonatë ka mbërritur në sallën operative të policisë së Tiranës për një ngjarje në Kamëz.
Është raportuar për një konflikt, po ashtu edhe për të shtëna me armë zjarri.
Policia ka shkuar në vendngjarje për ta verifikuar nëse ka pasur të shtëna.
Konflikti ka ndodhur në rrugën OSBE. Fillimisht është raportuar nga qytetarët për të shtëna me armë, por ende nuk është verifikuar nëse është përdorur armë zjarri.
Ndërkohë policia ka rrethuar një automjet që ka dëmtim në xhamin e parë dhe po kryhen verifikime nëse ka dëmtim nga plumbi apo sende të tjera.
Ndërkohë nga policia është në kërkim të një makine te dytë tip ML ngjyrë të bardhë që dyshohet se është përfshirë në ngjarje.