TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja socialiste Ermonela Felaj ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me deputetë të tjerë të PS, si Ulsi Manja, Bledi Çuçi dhe kreun e Grupit, Niko Peleshi, duke kënduar këngë patriotike shqiptare e duke kërcyer.
“Po ku ka si ti o Shqipëria ime”, është kënga që kanë kënduar deputetët socialistë, shkruan A2 CNN.
Video besohet se është bërë ditën e djeshme në Kosovë, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy Kuvendeve.
Kujtojmë se ditën e djeshme, u mbajt mbledhja e përbashkët e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Mbledhja u shoqërua me deklarata të forta, por edhe me tensione të vogla mes mazhorancave dhe opozitave në të dy vendet.