AKTUALITET, 21 Dhjetor 2024, 10:59

Dosja ‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! 5 të pandehurit në dorë të GJKKO, ja kush janë

Dosja ‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5

Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në Gjykatën e Posaçme 5 të pandehurit e akuzuar si pjesë e grupit të zjarrit ne Lazarat, të cilët kundërshtuan me armë punonjësit e policisë në operacionin e parë në vitin 2014.

Arbjon Aliko, Gurgaz Skënderi, Alfred Proko, Enrik Skënderin dhe Beqo Brahimajn u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 52 vite burg nga 57 që kërkoi Prokuroria vendim që u la në fuqi edhe nga gjykata e Apelit.

Gjykata e Lartë pasi e ka marrë në shqyrtim këtë çështje ka vendosur ta rikthejë për rigjykim, po këtë herë në Gjykatën e Posaçme. Gjykata e Krimeve të Rënda dha këto dënime për të akuzuarit.

Arbjon Aliko  13 vite burg

Gurgaz Skënderi 11 vite burg

Enrik Skënderi 10 vite burg

Alfred Proko 10 vite burg

Beqo Brahimi 8 vite burg