AKTUALITET, 11 Gusht 2025, 11:04

VIDEO/ Droni kap ‘mat’ zjarrvënësin, Rama: Jo vetëm krim, por dhe tradhti ndaj tokës tonë! Zjarrvënien, ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal

VIDEO/ Droni kap ‘mat’ zjarrvënësin, Rama: Jo vetëm

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e kapura me dron të një zjarrvënieje të qëllimshme.

“Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë

Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore.

Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët

Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal.”, shkruan Rama.