AKTUALITET, 31 Tetor 2024, 10:35

VIDEO/ Deputetët e PD te foltorja, demokratët e përjashtuar ulen këmbëkryq në oborr! Garda i ndalon të hyjnë! Dogjani: Mos u përdorni nga Edi Rama

VIDEO/ Deputetët e PD te foltorja, demokratët e përjashtuar ulen

Momente tensioni para Kuvendit, ku deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike kërkojnë të hyjnë në seancë por ndalohen nga garda, ndersa ulen kembekryq ne oborrin e Kuvendit.

“Hape! Hape! T’ju vijë turp! Ku jemi këtu në Kore të Veriut! E keni kthyer në diktaturë. Mos u përdorni nga Edi Rama”   thotë Asllan Dogjani.

Ndërkohë brenda në Kuvend disa deputetë kanë dalë para në foltore.

Flamur Noka tha në një prononcim për mediat se nuk i përjashton dot ‘narkosi’ por vetëm vota e qytetarëve.

Noka: Çdo kuvend ka mision, të përcjellë zërin e zgjedhësve dhe ne atë detyrë kemi. Na përjashton vetëm populli e vota, s’na përjashton dot askush pavarësisht dëshirave të narkos apo 5 mln eurove të doganave.

Dogjani: Mos u përdorni nga Rama. Diktaturë, turp.

Seanca e sotme 
Dy deputetët e rinj, Andrea Mano dhe Erjon Meka u betuan në Kuvend. Ata marrin mandatet e Ervin Salianjit dhe Jurgis Çyrbjas, të dy në burg. 
Në rend të ditës janë për t’u diskutuar janë disa projektligje. 
Projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë” si dhe projektligji për një ndryshim në ligjin, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.
Dekreti i kthyer nga presidenti Bajram Begaj, për ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
Projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi” si dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.