TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ata që deri para një viti kishin bërë be e rrufe se ishin kundër Berishës tani këndojnë e kërcejnë për të. Këto skena janë parë në një mbrëmje fundviti të zyrtarëve të PD-së ku nën ritmet dhe fjalët e këngëtares tropojane kërcejnë dhe këndojnë Agron Gjekmarkaj që u tha se vdiq nga dhuna policore në protestën e mosbindjes, Xhelal Mziu që tha se Gjekmarkaj ishte pa shtyllë kurrizore, Gazment Bardhi që deri dje ishte krahu I djathtë i Bashës kundër Berishës, Jorida Tabaku që u kthye por ende nuk ka thënë se Berisha është ende kryetar i saj dhe shumë të tjerë që nuk iu ndanë Doktorit në ditët e vështira.
Bashkimi në valle dhe këngë ndodh disa muaj përpara se të shpallen listat e kandidatëve për deputetë dhe kushedi çdo të ndodhte në mars, pot ë kishte feste, çfarë do të bënin deputetët aktualë për Sali Berishën, që të ishin në listën e sigurtë të tij.