TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Më datë 24 Korrik Kuvendi do të mblidhet në seancë të posaçme plenare për të zhvilluar procesin e betimit të Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj.
Ka qenë Konferenca e Kryetarëve e cila këtë të hënë ka vendosur thirrjen e kësaj seance të posaçme plenare. Bajram Begaj u votua më datën 4 Qershor si kreu i ardhshëm i shtetit. Begaj u zgjodh në postin më të lartë të shtetit shqiptar në raundin e katërt të votimit me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.
Pas seancës plenare të 24 korrikut, Presidenti i ri Bajram Begaj do t’i drejtohet Presidencës ku pritet të zhvillohet ceremoniali shtetëror për nisjen zyrtarisht të detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Bajram Begaj, para votimit si President i ardhshëm i Republikës mbante detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura më gradën Gjeneralmajor.
Ai do të zëvendësojë Ilir Metën në detyrën e kreut të shtetit, i cili u zgjodh President më 28 prill 2017 dhe mandati i përfundon më datë 24 Korrik të këtij viti.