AKTUALITET, 28 Dhjetor 2024, 13:35

Vendimi/ Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri në lëkurë gjedhësh, Apeli i GJKKO lë në fuqi ‘arrestin me burg’ për 10 anëtarët e grupit

Vendimi/ Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri në

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 10 anëtarët e grupit kriminal për trafikun e kokainë në lëkurën e kafshëve.

Apeli nuk ka pranuar ankimin për një masë më të butë sigurie ndërsa mes të arrestuarve në operacionin e 15 nëntorit ishin dhe 3 të huaj, dy venezuelianë dhe një kolumbian që dyshohet se do të bënin ndarjen e kokainës nga lëkura e bagëtive.

Ndërkohë, kokaina e shkrirë në lëkurë gjedhi që u kap brenda laboratorit të sofistikuar të drogës në Qerekë të Fushë-Krujës i është nënshtruar analizave, që do të përcaktojnë saktësisht sesa kilogramë lëndë narkotike do të ekstraktoheshin nga ndarja e 48 tonëve lëkurë gjedhi.

Në këtë hetim në bashkëpunim me autoritetet e huaja, pasditen e 15 nëntorit u kryen kontrolle në disa vila në rezidencën e Vip-ave “Kodra e Diellit 2” në Tiranë, të cilat mund të kenë shërbyer si baza dytësore të këtij grupi.

850 lëkurat e kriposura të gjedhit në të cilat ishte fshehur kokainë, do të vinin në rrugë detare në portin e Durrësit. Plot 48 ton, në dy ngarkesa, njëra në shtator dhe tjetra në nëntor, janë vëzhguar nga SPAK dhe janë lënë të veprojnë të lira deri në itinerarin e fundit, për t’i dhënë goditjen finale grupit të drogës, me 10 arrestime në total.

Të arrestuarit 
Shtetas shqiptar:
1- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
2- Klajd Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
3- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
4- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
5- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë
6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
8-Hiëlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian
9-Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian
10-Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian