TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Kuvend Këshilli për Legjislacionin u mblodh këtë të enjte për të shqyrtuar dy vendime të gjykatës kushtetuese që lidhen me pagat e gjyqtarëve dhe ndryshimet në rregulloren e parlamentit.
Këshilli vendosi relatorët e çështjeve nga mazhoranca dhe opozita ndërsa pritet të mblidhet edhe javën e ardhshme për të vendosur rrugën ligjore për implementimin e këtyre vendimeve të Kushtetueses.
Kuvendi sipas vendimit të Gjykatës është i detyruar për të bërë ndryshime ligjore që prekin referencën e pagës së gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Ata kërkuan që mos ishte referencë paga e drejtorëve në Kryeministri, gjë që u pranua nga gjykata.
Ndërkohë çështja e rregullores së parlamentit ka nisur duke u diskutuar mes partive politike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.