TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme (30 prill) në rrugën nacionale Burrel-Klos.
Shkak u bë përplasja e dy makinave njëra me tjetrën. Aksidenti mësohet se ka ndodhur në cepin e urës së Mallunxës.
Paraprakisht njoftohet se ka të dëmtuar, por mbetet i paqartë numri i të lënduarve dhe nuk ka ende një konfirmim zyrtar.
Për shkak të aksidentit është bllokuar edhe qarkullimi rrugor, kurse radha i makinave nga të dy krahët është mbi 5 km.
Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje për rikthimin e qarkullimit normal dhe hetimin e ngjarjes.