AKTUALITET, 30 Prill 2026, 14:26

Operacioni/ Tentoi ta dhunonte dhe kërcënoi me jetë një biznesmenin, arrestohet autori i dyshuar. Si nisi konflikti

Operacioni/ Tentoi ta dhunonte dhe kërcënoi me jetë një

Policia e Vorës ka vënë në pranga shtetasin E.Alushi, një person me precedentë penalë, pasi tentoi të dhunonte dhe kërcënoi me jetë një biznesmen. Ngjarja ka ndodhur në prani të shërbimeve të Komisariatit numër 7, çka bëri të mundur ndërhyrjen e menjëhershme të tyre, duke e vënë në pranga.

Nga verifikimet paraprake rezulton se konflikti ka lindur për shkak se biznesmeni kishte lejuar sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë të bizneseve të tij nga policia, në kuadër të një operacioni të zhvilluar më herët në qytet.

Autoritetet policore po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ndaj të arrestuarit pritet të rëndohen akuzat për kërcënim dhe tentativë dhune.