TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një bombol gazi shpërtheu në një banesë në Laç duke lënë të plagosur një çift.
Të lënduar mbetën 60-vjeçari B. B., dhe 52-vjeçarja M. B., të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Çifti jeton në Itali, ndërsa kanë ardhur për pushime në atdhe.
Një nga fqinjët e çiftit, ka treguar se gruaja ishte në gjendje më të rëndë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa tregoi se momentin që ka ndodhur shpërthimi kishte qenë duke bërë kafen.
“Gruaja ishte pak më rëndë. Ambulanca dhe zjarrfikësja erdhën shumë shpejt. Fatkeqësisht u ndodhi kjo ngjarje e rëndë. Është një kat poshtë nesh. Dëgjuam zhurmat dhe dolëm. Gruaja pamë që kishte dalë jashtë. I dhamë të gjithë ndihmën e parë, njoftuam zjarrfikëse e ambulancë. Gruaja është djegur pak më shumë.
Dimë që ishte bombol gatimi, gaz. Po bënte kafen e mëngjesit. Këta rrinë në Itali, janë me vite në Itali. Na erdhi shumë keq sepse kanë ardhur për qejf dhe u ndodhi kjo gjë”, ka treguar një nga banorët e pallatit.