TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mirëpriti në Kiev një delegacion të Kongresit Amerikan të kryesuar nga udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell.
Kreu i Shtetit ka publikuar një foto në Instagram sëbashku me delegacionin ku shkruan se vizita e tyre është një sinjal i fortë i mbështetjes dypartiake amerikane për Ukrainën.
“Faleminderit për udhëheqjen tuaj që na ndihmoni në luftën tonë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vlerat dhe liritë demokratike. Ne e vlerësojmë vërtet këtë” – shkruan Zelensky.
Është e paqartë nëse takimi u zhvillua të shtunën dhe nëse delegacioni është ende në Kiev.