TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 78-vjeçar në Pogradec është vetëplagosur me armë gjahu gjatë pasdites së të dielës. Njoftohet se incidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, në lagjen Nr. 1 të qytetit, në garazhin e banesës së të moshuarit.
Ai është dërguar për mjekim në Spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Arma e gjahut është sekuestruar nga policia. Nuk dihet nëse plagosja ka qenë aksidentale apo i moshuari i ka qëlluar vetes me qëllim.