TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është propozuar nga socialistët për postin e anëtarit të Komisionit për Integrimin Europian.
Në nisje të seancës së sotme plenare, kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi se propozimi është bërë nga kreu i grupit parlamentar të PS.
“Kreu i grupit të PS ka kërkuar caktimin e zotit Arben Ahmetaj si anëtar i Komisionit për Integrimin Europian”, u shpreh Nikolla.
Pak javë më parë, Ahmetaj u shkarkua nga Rama nga posti i zv/kryeministrit ndërsa në vend të tij u emërua Belinda Balluku.