AKTUALITET, 8 Shtator 2022, 08:41

Himarë, motoçikleta del nga rruga, humb jetën drejtuesi 40-vjeçar

Himarë, motoçikleta del nga rruga, humb jetën drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Tërbaç të Himarës.

Policia bën me dije se ai ka qenë duke udhëtuar me një motoçikletë në momentin kur ka dalë nga rruga duke humbur jetën.

“Në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, gjatë natës, shtetasi L. H., 40 vjeç, dyshohet se duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.   

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.